Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar rregullat e reja për zgjedhjet e drejtuesve të universiteteve publike në vend, ku theksohet se votimi kryhet në mënyrë të fshehtë.

Sipas vendimit të Ministrisë, gjatë këtyre votimeve nuk mund të kandidojnë më rektorët apo dekanët që kanë kaluar dy mandate në drejtimin e këtij posti, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 20 prill, ndërsa fillimi i procesit bëhet më 16 prill. Gara për drejtuesit e rinj, nis brenda këtij muaji ku do të shpalosin platformat e tyre. Në dokumentin e publikuar thuhet se një kandidat nuk mund të konkurrojë njëkohësisht për dy poste drejtuese, ndërsa fitues shpallet ai që merr shumicën e votave. Në rast se ka vetëm një kandidat, kandidati për rektor apo dekan duhet të marrë mbi 50% të votave të vlefshme për t’u shpallur fitues.

Artikulli paraprakMAMOGRAFIA, NË 3 MUAJ DIAGNOSTIKOHEN 6 RASTE MË KANCER
Artikulli tjetërMIMOZA HAFIZI KUNDËR REFERENDUMIT, STATUTI NUK ZBATOHET