DREJTUESIT E ARSIMIT SHKARKOJNË MËSUESIT, DËNOJNË SJELLJEN.Ministria e Arsimit reagon lidhur me videoskandalin në shkollën 9 vjeçare “Prek Gjoni”, në Bajzë të Malësisë së Madhe, ku tregohet dhunimi i një nxënësi në orën e mësimit.
Përmes një deklarate për mediat, MAS duket se e ka një informacion lidhur me kohën se kur nga ndodhur ngjarja por nuk është e qartë për opinionin pasi shprehimisht thuhet “Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, gjatë orës të matematikës në klasën e VII-të”.Por në fakt sot është data 23 janar dhe është ditë e premte. Por për të ikur nga detajet dhe dalë tek fenomeni, që është dhe më i rëndësishëm, Ministrja Nikolla shpreh keqardhjen lidhur me dhunën e transmetuar në video.“Kemi vepruar menjëherë, pa hezitim, pa mëdyshje. Në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale dhe Policinë e Shtetit verifikuam ngjarjen që shfaqet në video.Rezulton se mësuesja e shfaqur në këto plane filmike, është znj. Suela Pirani, mësuese prej 13 vitesh e lëndës së matematikës.Pas verifikimit, Drejtoria Arsimore e Qarkut Shkodër dhe drejtoria e shkollës ka pezulluar menjëherë nga detyra mësuesen Pirani, si dhe është bërë kallzim pranë organeve përkatëse”.Duke e dënuar ashpër aktin e shëmtuar jashtë çdo lloj etike të profesionit, Nikolla deklaron se dhuna nuk ka vend në shkolla.“Ftoj të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe çdo qytetar në vend, të mos hezitojnë të denocojnë çdo lloj akti dhune i cili cënon të drejtat themelore dhe të shtrenjta të fëmijëve tanë si dhe dëmton rëndë imazhin e shkollës.Dhuna nuk ka vend në shkollat tona. Jam thellësisht e vendosur për t’u përballur me sfidën që kemi të gjithë së bashku për të larguar dhunën nga shkolla, nga komuniteti dhe nga familja”.