PAS PROTESTËS RIKTHEHET NË DETYRË DREJTORJA E “28-NËNTORIT”. Ministria e Arsimit rikthen ne postin e drejtores se shkolles se mesme 28-Nentori Albana Bushatin, pas protestes dhe bojkotit te mesimit te dites se marte ku rreth 700 nxenes te kesaj shkolle protestuan kunder vendimit per shkarkimin e drejtores Bushati dhe rikthimin e saj ne kete post duket se kerkesa e tyre nuk ka rene ne vesh te shurdher.
Sipas informacioneve prane Star Plus Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka telefonuar ish-drejtoren Bushati duke i komunikuar vendimin e MAS per rikthimin e saj ne postin e drejtores se shkolles “28-Nentori”.
Me vendim të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër, ditën e henë me date 17 nentor drejtoresha e shkollës ‘28 Nëntori’ Albana Bushati, e cila ka qenë në këtë detyrë prej dy vitesh është shkarkuar nga ky post pa asnje motivacion dhe eshte zëvendësuar nga Zija Vuka.Ky vendim i DAR eshte refuzuar nga nxenesit te cilet fillimisht kane nenshkruar nje peticion, peticion i cili u firmos nga i gjithe stafi pedagogjik dhe rreth 600 nxenes te kesaj shkolle, peticioni nuk u mor parasysh nga drejtuesit e DAR per kete arsye nxenesit bojkotuan mesimin dhe dolen ne proteste.
Ky reagim i nxenesve ka rezultoi pozitiv dhe per me teper u mor parasysh nga instancat me te larta shteterore duke bere qe zeri i tyre te degjohet dhe te jene pjese e hallkave vendimmarrese.