Pritet të nisë në Gjykatën e Tiranës seanca për përcaktimin e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.
Seanca për përcaktimin e masës së sigurisë do të zhvillohet në Gjykatën e Tiranës për shkak të mungesës së kapaciteteve të nevojshme në Gjykatën e Kukësit.
Protestuesit e ndaluar orët e para të mëngjesit të së Dielës akuzohen për ‘dhunë ndaj forcave të policisë’ dhe ‘shkatërrim të pronës’.
12 forca policie janë plagosur në protestën e dhunshme, ndërsa dëmi në pikën e pagesës për Rrugën e Kombit, sipas ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri arrin në disa miliona euro.
Dhjetëra forca policie janë dislokuar para Gjykatës së Tiranës, ku edhe është bllokuar qarkullimi.
Prej disa ditësh familjarë të të ndaluarve dhe qytetarë të tjera kanë protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për lirimin e 23 protestuesve.
Në mbështetje të kauzës së tyre ishin edhe deputetët e opozitës, të cilët ditën e hënë u bënë thirrje qytetarëve për mosbindje civile