Krahas rrugëve nacionale dhe kombëtare që përshkojnë Lezhën, aksidentet rrugore nuk kanë munguar as në qytet, ku në pjesen më të madhe të rasteve ka qenë pakujdeësia e këmbësoreve të cilët ndërpresin rrugen jashtë vijave të bardha të përcaktuara për kalimin e tyre.Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës e cila po izolon trotuaret me kangjella.Puna ka nisur me segmentet me problematike në qender të qytetit dhe pranë shkollave, ku rruga ndërpritet vazhdimisht nga këmbësoret për të vijuar më pas në të gjithë qytetin.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se nuk do të lejohet asnjë biznes që të hapë rrugë kalimi.

Pavarësisht përmiresimit të sinjalistikes rrugore, respektimi i saj mbetet problem në qytetin e Lezhës, pasi vetë këmbësoret dhe drejtuesit e mjeteve bëhen shkak i trafikut të rënduar.

Artikulli paraprakAHMETAJ NË ARRATI/ DALLËNDYSHE BICI REFUZON MANDATIN E DEPUTETES, I KALON PLARENT NDRECËS
Artikulli tjetërQEVERIA MERR VENDIMIN: 22 NËNTORI, DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE FESTË ZYRTARE