“Për Parandalimin e Fenomenit të Azilkërkimit të Shtetasve Shqiptarë në vendet e Schengen/BE”,në të gjitha pikat e kalimit të kontrollit kufitar, në zbatim të Plan Veprimit ndërinstitucional ka vijuar zbatimin me rigorozitet të masave shtesë për këtë qëllim.
Në drejtim të kontrollit të shtetasve shqiptar që kalojnë kufirin shtetëror – plotësimin e kushteve për udhëtim drejt vendeve të BE-së/Schengen, për periudhën 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë prapësuar nga Policia Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar 3307 shtetas, nga këta 246 minorenë.
Nga Policia Kufitare janë intensifikuar operacionet e ri-kthimit të shtetasve shqiptar, në bashkëpunim me FRONTEX dhe me vendet e destinacionit për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kryer 156 operacione me 1044 shtetas të kthyer, nga keto 7 operacione janë zhvilluar me kërkesën e Policisë Kufitare shqiptare në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe 149 operacione nga vendet e destinacionit në bashkëpunim me FRONTEX.
Për periudhën 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë trajtuar 31 kërkesa dhe janë riatdhesuar 21 të mitur. Të gjitha rastet e riatdhesimit të të miturve të pashoqëruar janë trajtuar në bashkëpunim me shërbimin social shtetërorë.
Është intensifikuar mbikqyrja e kufirit për parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit. Gjatë periudhës 01 Janar – 28 Shkurt 2018 janë kapur 311 shtetas shqiptar për kalim të paligjshëm të kufirit. Vëmendje i është kushtuar edhe forcimit të kapaciteteve profesionale të shërbimeve kufitare për identifikimin e dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, duke zhvilluar trajnime të specializuara dhe të avancuara.
Në këtë drejtim gjatë periudhës 1 Janar – 28 Shkurt 2018, janë proceduar 45 shtetas me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Po për periudhën 1 Janar 2018 – 28 Shkurt 2018, janë referuar në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 9 raste për veprën penale “Braktisjen e të miturve” në ngarkim të prindërve ose kujdestarëve që kanë braktisur fëmijët.
Edhe në ditët në vijim Policia Kufitare do vijojë të zbatojë me përpikmëri masat shtesë për parandalimin e fenomenit të azilkërkimit, ashtu edhe në drejtim të evidentimit dhe goditjes së paligjshmërisë.