Masa sigurie shtesë për Bashën Garda: Shkak fushata zgjedhore
Masat shtesë të sigurisë ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha konfirmohen nga Garda e Republikës . Por sipas Gardës kjo nuk lidhet me një informacion apo kërcënim konkret për jetën e Bashës por kjo është procedurë në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit sqaruan burimet. Sipas tyre zyrtarisht ata nuk kanë asnjë informacion për cenimin e sigurisë apo jetës së Lulzim Bashës ndërsa kanë vendosur të shtojnë një eskortë me 10 gardistë të cilët do të marrin në ruajtje vetë Bashën, banesën e tij dhe familjen. Në media është raportuar për një kërcënim ndaj kreut të opozitës ndërsa ai vetë ende nuk ka bërë asnjë koment për këtë lajm teksa ka vazhduar pa ndërprerje aktivitetin e tij publik përfshi dhe fjalimet tek cadra në bulevard. Ndërkohë numri dy i policisë së shtetit Altin Qato i pyetur nga media për këtë rast as e ka mohuar as e ka pohuar një gjë të tillë, duke deklaruar se do ketë një tjetër komunikim për të sqaruar informacionet për kërcënimin me jetë ndaj Bashës.