Nëse shpërndan fletushka reklamuese në rrugë, vetura apo edhe hyrje kolektive të Kosovës, rrezikon gjobë 90 euro. Një lajm të tillë e ka bërë me dije drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka njoftuar ndalimin e shpërndarjes së fletushkave reklamuese.

“Më 5 prill, i njoftuam publikisht të gjtha bizneset se nga data 1 maj nuk do të lejojmë shpërndarjen e fletushkave nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive, etj. Tash e tutje, inspektorët do të veprojnë sipas Udhëzimit Administrativ 06/2018 për Ndëshkimin me Gjobat Mandatore. Nga 90 euro gjobë për kompaninë, për secilin rast/lokacion”, shkruan Tahiri.

Artikulli paraprakTAKSAT MBI NDËRTESAT DHE INFRASTRUKTURËN, ME RRITJE DYSHIFRORE
Artikulli tjetërPENSIONI I PARAKOHSHËM, SI MERRET DHE DOKUMENTET QË DUHEN