Masakër me dinamit në Fierzë, 20 ton peshk i ngordhur mbi liqen
Liqeni i Kukësit pranë një katastrofe ekologjike. Bregu i Liqenit është mbushur me peshq të ngordhur në të gjithë gjatësinë e tij nga Ura e Drinit të Zi deri tek ajo e Drinit të Bardhë. Specialistët e mjedisit thonë se fenomeni është konstatuar në dy ditët e fundit, ndërsa si shkak mund të jetë gjuetia e paligjshme me lëndë plasëse. Arben Palushi, ekspert i mjedisit dhe i peshkut: Bregu është krejt i ndotur me popullatë gjuce të ngordhur. Që nga ura e Drinit të Zi e deri tek Ura e Drinit të bardhë gjendja është e mjerueshme. Për çdo hap mundesh që të hasësh nga 70-100 individë të ngordhur. Kjo gjendje ka ardhur ose nga gjueti masive ose lëndë plasëse. Sipas ekspertit të Mjedisit, Arben Palushi, është hera e parë që në ujërat e liqenit të Fierzës, të konstatohen sasi kaq e mëdha peshqish të ngordhur, që siç tha mund të jetë rreth 20 tonë.