Një lojë pokeri mes shokësh ka degjeneruar në një masakër ku dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në fshatin Dajç të Shkodrës.

Viktimat janë shtetasi Arjet Saiti, 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Aleks Prendi, 42 vjeç, Ndok Marku, 35 vjeç, Vinçens Kopshti, 22 vjeç dhe Kitas Molla 26  vjeç. Autori i kësaj masakre, sipas policisë, është shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, i cili është shpallur në kërkim . Nga informacionet që ka siguruar policia mësohet se në katin e dyte të lokalit në qendër të fshatit Dajç, viktimat dhe të plagosurit së bashku me autorin e ngjarjes janë të gjithë banorë të zonës dhe shokë me njëri -tjetrin kanë qenë duke luajtur poker. Loja ka degjeneruar në një konflikt banal. Pas konfliktit, autori është larguar nga lokali për t’u kthyer përsëri me një armë zjarri automatik dhe sapo është futur brenda ka qëlluar me breshëri plumbash drejt tavolinës së pokerit ku ndodheshin shokët me të cilët kishte debatuar. Për pasojë, dy prej tyre kanë gjetur vdekjen ne vend, ndërsa katër të tjerët kanë mbetur të plagosur të cilët janë dërguar  në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale . Policia shpërndau foton e autorit të dyshuar të kësaj masakre, shtetasit Miklovan Parubi, i cili është shpallur në  kërkim. Ai, sipas policisë njihet si përdorues i substancave narkotike dhe si person me veprime emocionale të pakontrolluara. Policia i bën thirrje qytetarëve që të lajmërojnë në nr 129  nëse e shohin pasi është person me rrezikshmëri.

Artikulli paraprakPENSIONET SUPLEMENTARE,MIRATOHEN NDRYSHIMET NE LIGJ
Artikulli tjetërNISIN APLIKIMET PËR LOTARINË AMERIKANE, JA UDHËZIMET QË DUHET TË NDIQNI