Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi me armë në një lokal në Kaliforni. Mes viktimave është edhe sherifi i zonës Ron Helus, i cili ishte ndër të parët që iu përgjigj thirrjes për të shkuar në vendngjarje.

Sipas dëshmive të para një person ka hyrë i armatosur brenda në lokalin Borderline Bar dhe Grill dhe ka qëlluar 30 herë me armë, duke lënë të vdekur 12 persona, dhe duke plagosur dhjetra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave është edhe autori, por identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur. Dëshmitarët tregojnë se fillimisht autori qëlloi me armë, e më pas hodhi tym dhe vazhdoi të shtënat. Disa prej njerëzve arritën të largoheshin me shpejtësi, duke thyer xhamat e dritareve.

“Mund t’ju them se ka shumë viktima, plagosje të shumta dhe një nga ata është edhe një polic që shkoi në vendngjarje, si edhe personi që qëlloi me armë,”-tha policia, ndërsa shtoi se numri i të lënduarve pritet që të rritet.

Afërsisht 30 të shtëna janë dëgjuar, tha një burim për Russia Today.
Dëshmitarët thanë se i armatosuri qëlloi fillimisht rojën në derën e barit, hodhi bomba tymuese brenda më pas filloi të qëllonte me armë.

Për të shpëtuar ata përdorën karrige për të thyer dritaret, ndërsa të tjerë u strehuan brenda tualeteve.

Raportet thonë se i dyshuari mund të ketë përdorur granata tymi dhe të paktën një armë, e përshkruar si një pistolë gjysmë-automatike nga dëshmitarët, gjatë sulmit

Në vendngjarje ndodhet FBI-ja, e cila po heton ngjarjen e rëndë e cila është cilësuar si tragjedia më e madhe në atë zonë. Dyshohet se autori ishte një person rreth të 20-tave, ndërsa në lokalin ku ndodhi ngjarje ndodheshin të rinj të moshave 18, 19 dhe 20 vjeç.

Artikulli paraprakBUSHATI: DO TË ÇMONTOJMË BARRIERAT ME GREQINË
Artikulli tjetërMINISTRJA E SHËNDETËSISË INAUGURON URGJENCËN E RE