IRAK, PERSONA TË ARMATOSUR VRASIN 20 GRA DHE 9 BURRA .

Persona të armatosur kanë sulmuan dy ndërtesa në kryeqytetin e Irakut, duke vrarë së paku 29 vetë. Dyshohet se të paktën 20 të vrarë ishin gra.
Sipas burimeve të policisë sulmi ndodhi në orët e vona të së shtunës në lagjen e Zayouna në lindje të Bagdatit.
Ndërkohë që janë ende të paqarta motivet e këtij krimi, madje asnjë grup nuk ka pranuar se ka kryer sulmin me armë.
Dyshohet se dy ndërtesat të kenë qenë shtëpi publike pasi në derën e njërës prej ndërtesave ishte lënë një mbishkrim ku thuhej: “Ky është fati i çdo prostitute”, shkruan agjencia e lajmeve AFP.
Qeveria vendore në Zayouna ka akuzuar milicitë shiitë për vrasjen e grave të cilat mendohet të jenë prostituta. Kjo lagje është një lagje e përzierë me sunitë dhe myslimane shiitë.
Një shtëpi publike në Zayouna u sulmua maj 2013, ku u vranë shtatë gra dhe pesë burra.

Artikulli paraprakSHTËPIA E PUSHIMIT VELIPOJË GATI PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërKALAJA “ROZAFA” DYFISHON TURISTËT DITORË