DY PERSONA TË ARMATOSUR, VRASIN 11 PERSONA, 10 TË PLAGOSUR. Dy persona të armatosur me kallashnikov kanë hyrë në selinë e redaksisë së revistës satirike franceze ‘Charlie Hebdo” në qendër të Parisit duke shkaktuar një masakër.

Prokuroria franceze flet për 11 të vdekur, por numri mund të rritet. Media franceze flasin edhe për 10 të plagosur, mes tyre 3 agjentë. Revista është e njohur për satirën e saj provokative dhe ironike. Revista ditët e fundit publikoi një karikaturë të liderit të IS Ebu Bekr el-Bagdadi. Dy personat kanë arritur të largohen me një makinë pasi kanë kërcënuar drejtuesin e mjetit dhe e kanë detyruar të ikë nga mjeti. Policia ka ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve. Ata kanë qenë pa maska por të veshur me të zeza Charli Hebdo shpesh ka qenë në vëmendje të ismalikëve për shkak të karikaturave të profetit Muhamet. Ndërkohë e përditshmja franceze “ 20 Minutes” ka arritur të kontaktojë në telefon me një nga punonjësit e redaksisë të cilët kanë thënë se “është një masakër e vërtetë. Ka viktima”. Më pas linja ka rënë. Presidenti i Francez ndodhet në vendin e ngjarjes. “Franca është e shokuar. Revista është simbol i lirisë. Qeveria do të ketë një mbledhje emergjente, ndërsa 4 prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë” tha presidenti francez.

Artikulli paraprakSHKODËR, GODET KRIMI NË FAMILJE
Artikulli tjetërLËVIZTE ME ARMË, ARRESTOHET