Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku 8 persona dyshohet të jenë vrarë me armë zjarri, ndërsa nuk dihet ende numri i të plagosurve.

Dyshohet se viktimat janë pjesëtarë të të njëjtit fis.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasje me armë zjarri.

Dyshohet se ka pasur një konflikt mes dy familjeve të të njëjtit fis me mbiemër Zykaj, në fshatin Resulaj.

Autori është një 24 vjeçar, për të cilën po punohet për arrestimin e tij nga forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Policia e Vlorës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin sa më shpejt të vendndodhjes

së autorit të krimit dhe fton ata që të telefonojnë në numurin

069 41 10 242

si dhe në numrin pa pagesë 129, duke ju garantuar anonimatin.

Policia e Vlorës sqaron se autori është i rrezikshëm dhe në rast konstatimi ti shmagen përballjes më të por të telefonojnë policinë.

Identifikohet personi qe vrau 8 persona ne Vlore

Artikulli paraprakPROMOVIMI I VLERAVE TË DAJÇIT
Artikulli tjetërTURQI, THELLOHET KRIZA EKONOMIKE. TRUMP DYFISHON TARIFAT