Në Hot të Malësisë së Madhe është përkujtuar 100 vjetori i masakrës së Hotit ku të paktën 72 persona janë vrarë nga ushtria serbo malazese në vitin 1919. I pranishëm si një nga familjarët e njerit prej të vrarëve në ketë masaker ishte edhe prokurori shqiptaro amerikan Gion Junçaj i cili ishte në Shqipëri si i dërguar i SHBA në procesin e reformës në drejtësi.
Prokurori Junçaj tha për masakrën e Hotit se koha e heshtjes ka përfunduar dhe se pas 100 vitesh është momenti për t’i dhënë nderimin e fundit atyre që u vranë padrejtësisht nga ushtria serbo malazeze
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe përfaqësuesi I komunës shqiptare në Malin e Zi Nikollë Camaj I cili u shpreh se është koha që Serbia të kërkojë falje ndaj masakrës së Hotit por edhe shumë veprimeve të tjera të padrejta të serbëve ndaj shqiptarëve
Në këtë 100 vjetor u përurua një memorial për të vrarët në masakrën e Hotit i cili do të jetë një nderim i përhershëm për gjithë ata që u vranë 100 vite më parë nga ushtria serbo-malazeze, një masakër pasojat e të cilës vijuan për shumë vite me radhë.