KY SHTETAS ISHTE SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJEN E DY PERSONAVE. Ekstradohet nga Greqia për në Tiranë Anton Përmarkaj nga Puka pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave. Gjykata Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana rënduese kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
Në fshatin Mardhniq Anton Permarkaj së bashku me shtetasit B.P, F.P dhe S.P, kanë vrarë shtetasit P. M., H. M. dhe plagosur rëndë shtetaset T. M. dhe A. M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në Greqi, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Anton PERMARKAJ. Në aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.