PAQERUAJTËSIT HOLLANDEZË KISHIN DËSHTUAR TË MBRONIN BOSHNJAKËT .
Një gjykatë hollandeze ka shpallur fajtore shtetin e Holandës si përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 300 boshnjakëve (myslimanë të Bosnjës) burra dhe djem në Srebrenicë gjatë luftës në Bosnjë në korrik të 1995.
Sipas gjykatës, paqeruajtësit hollandezë kishin dështuar të mbronin boshnjakët kur qyteti ra nën sundimin e serbëve të Bosnjës dhe ku më shumë se 7,000 persona mbetën të vrarë.
Në vendimin në fjalë, nisur nga të afërmit e viktimave me emrin “Nënat e Srebrenicës”, gjykata tha se forcat paqeruajtëse holandeze, nuk e kanë bërë sa duhet për të mbrojtur 300 boshnjakët si dhe duhet të ketë qenë në dijeni të rrezikut për genocid.
Gjykata tha se shteti holandez duhet të pranojnë një shkallë të përgjegjësisë për atë që ndodhi dhe të paguajë kompensim për familjet e 300 viktimave.
Masakra e Srebrenicës është konsideruar si masakra më e egër në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq vitin e kaluar, një tjetër gjykatë hollandeze se Hollanda ishte përgjegjës për vdekjen e tre burrave boshnjakë në Srebrenicë.