Pas vrasjes së trefishtë në Tiranë një ditë më parë ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra, sot po zhvillohet një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra lihej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë.

‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh njw nga protestueset.

Artikulli paraprakNESËR PROTESTA E OPOZITËS, POLICIA: JA RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN NGA ORA 10:00 DERI NË PËRFUNDIM TË TUBIMIT
Artikulli tjetërDIALOGU/ KURTI DHE VUÇIÇ DO TË TAKOHEN MË 18 MARS NË OHËR