Një arrestim i ri është kryer për masakrën ndaj tre familjeve Mormone në Meksikë. Autoritetet kanë njoftuar arrestimin e shefit të policisë bashkiake, i cili dyshohet se është i lidhur me vrasësit dhe ngjarjen.

Për vrasjen e tre nënave dhe 6 fëmijëve, më parë ishin kryer edhe dy arrestime të tjera.Fidel Villegas, – emri i zyrtarit të arrestuar, – mund të dijë shumë për komandot e përfshira në pritën e nëntorit që iu kushtoi jetën tre nënave dhe 6 fëmijëve të tyre, të gjithë pjesë e komunitetit LeBaron, në shtetin e Sonora.

Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë marrëdhënie me organizatat kriminale të përfshira në vrasje dhe zhvatje.

Një duzinë Mormonë amerikanë, përfshirë 6 fëmijë gjashtë muajsh dhe nënat e tyre, u vranë në një pritë nga narkotrafikantët në Meksikë në muajin nëntor. Disa prej tyre u dogjën të gjallë.

Një ditë pas masakrës autoritetet meksikane gjetën një 13-vjeçar dhe 6 motrat e tij të mbijetuar nga sulmi i i karteleve të drogës. Devin Langford, kishte fshehur motrat në shkurre, i kishte mbuluar me degë pemësh dhe kishte ecur në këmbë për rreth 23 km për të kërkuar ndihmë. Pas tij, njëra nga motrat, McKenzie 9 vjeçe, kishte dalë nga vendi ku fshihej dhe kishte ecur në errësirë për rreth 4 orë, derisa kontaktoi me disa banorë të një fshati.

Nga sulmi mbijetoi edhe një foshnjë shtatë muajshe. Nëna e saj e kishte shtrirë atë në dyshemen e njërit prej automjeteve dhe kishte dalë jashtë me duart lartë duke iu lutur agresorëve të ndalnin të shtënat por që më pas prej tyre gjeti vdekjen.

Atë kohë Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, pas një telefonate me Donald Trump, kundërshtoi ofertën e Shtëpisë së Bardhë për të dërguar ushtrinë në Meskikë, por pranoi bashkëpunimin me FBI në hetimin e gjarjes makabre me nëntë viktima amerikano- meksikane.

Artikulli paraprakVËLLEZËRIT PËRLESHEN DUKE NGRËNË MËNGJES, NJË I PLAGOSUR ME THIKË
Artikulli tjetërKAPET SHQIPTARI I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR