Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur për herë të parë pas masakrës në Berlin.

Ajo ka thënë se është e tronditur dhe trishtuar nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve duke e quajtur atë një ngjarje të tmerrshme. Merkel deklaroi se sipas të dhënave, “kemi të bëjmë me një sulm terrorist”. Ajo tha se “ne do ta gjejmë forcën për të vazhduar jetën tonë ashtu siç e dëshirojmë, në liri dhe në një shoqëri të hapur”. “Miliona njerëz po pyesin veten, si është e mundur që gjatë një shëtitjeje në një treg Krishtlindjesh, një vrasës t’i marrë jetën kaq shumë njerëzve?” Merkel tha se populli gjerman nuk dëshiron të jetojë me frikën e të keqes, duke nënvizuar se do të vizitojë skenën e krimit gjatë ditës. Sipas Merkel, autori i krimit ishte një refugjat që kishte kërkuar azil në Gjermani, dhe se për ngjarjen kishte patur paralajmërime nga shërbimet sekrete.

Artikulli paraprakÇDO GJË QË NUK DINI MBI MAKINAT E BLINDUARA
Artikulli tjetërSULMI NË GJERMANI, KËNGËTARI SHQIPTAR I SHPËTOI MREKULLISHT