Zbardhet brenda 24 orëve ngjarja në Dajç, ku 2 shtetas mbetën të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur Arrestohet autori si dhe bashkëpuntori i tij rreth orës 22: 40 të së henës jemi njoftuar se në një lokal tek kryqëzimi i Dajçit, Shkodër, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se shtetasi Miklovan Parubi, 33 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Arjet Saiti 42 vjeç dhe Gacalin Kopshti, 30 vjeç. Gjithashtu ka plagosur edhe katër shtetas të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale gjatë një pune të pandërprerë forcat e D.V.P Shkodër bënë të mundur në një kohë të shkurtër të kapin autorin Miklovan Parubi në afërsi të banesës së tij. Gjithashtu u bë i mundur dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Marçel Shpijati, 26 vjec, banues në “Dajç”, pasi dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen dhe plagosjen me armë zjarri të shtetasve të lartpërmendur. Motivi i ngjarjes është një koflikt për motive të dobëta (dyshohet gjatë një loje pokeri) para ngjarjes por shtetasi Miklovan Parubi njihet në zonë me probleme emocionale të pakontrolluara dhe gjendje të rënduar psikologjike. Në vendin e ngjarjes u gjetën 38 gezhoja automatiku, ndërsa shtetasit Miklovan Parubi, i’u gjet një armë zjarri automatike, mod 56, me një karikatore me 25 fishekë, ndërsa në banesë i’u gjet rreth 1 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Canabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakDJALI DHUNON ME SENDE TË FORTA NËNËN E TIJ 62-VJEÇARE
Artikulli tjetërVETTINGU, PD-ja NË KUSHTETUESE: LIGJI TË PEZULLOHET