Pas akuzave të shumta nga ana e opozitës se nuk ka denjuar të reagojë për masakrën e Resulajt, Kryeministri Edi Rama në fakt e ka dhënë një përgjigje. Ai ka reaguar për herë të parë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë me 8 viktima.

 

Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari në rrjetin social Facebook. Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.

 

“Me fal, ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”.

 

Ky është reagimi i parë dhe i fundit i Kryeministrit Rama për njërën prej masakrave më të rënda të ndodhura që prej 28 vitesh pluralizëm në vend. Masakra e Resulajt të Vlorës ka tronditur opinionin publik në Shqipëri, ndërsa ka risjell edhe njëherë vëmendjen e rikthimit ose jo të dënimit me vdekje.

 

Vrasja e tetë personave ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat e raportuan atë si ngjarjen më makabër të ndodhur në Shqipërinë e pluralizmit.
Ritvan Zykaj, me gjakftohtësi vrau 8 anëtarë të familjes së tij, ndërsa policia e arrestoi 12 orë më vonë, në afërsi të vendit të ngjarjes.

 

Demir Zykaj 76 vjeç Kryefamiljar
Perri Zykaj 78 vjeçe Bashkëshorte
Azem Zykaj 49 vjeç Bir
Afërdita Zykaj 47 vjeçe Nuse
Besim Zykaj 45 vjeç Bir
Vasilika Zykaj 40 vjeçe Nuse
Sara Zykaj 17 vjeçe Mbesë
Ledjon Zykaj 8 vjeç Nip

Artikulli paraprakARREST ME BURG PER “MONSTRËN” RITVAN ZYKAJ
Artikulli tjetër“KATASTROFAT NUK NJOHIN KUFIJ”