Policia e Lezhës gjatë një operacioni blic mbrëmjen e djeshme ka arrestuar Gentian Elezin, i cili ishte pjesë e njërit prej grupeve që u përplas me armë në 2015 në Mamurras, ku edhe mbeti i vrarë Naim Tafa.

Mes dy bandave, sherri erdhi për shkak të një borxhi prej 250 mijë euro për prostitucion në Itali.

Gentian Elezi i shpallur në kërkim për përplasjen me armë në Mamurras në 2015-në, është arrestuar nga policia. Elezi bashkë me shokun e tij Naim Tafën i kërkuan Enrik Mamlit 250 mijë euro, borxh që duhet t’ja paguante për shkak të biznesit të prostitucionit në Itali, ku Naim Tafa dhe Enrik Mamli ishin ortak.

32 vjeçari, Gentian Elezi, i cili ishte shpallur në kërkim që në vitin 2015-në, pasi bashkë me shokun e tij Naim Tafën i kërkuan Enrik Mamlit 250 mijë euro, borxh ky që duhet t’ja paguante për shkak të biznesit të prostitucionit në Itali, ku Naim Tafa dhe Enrik Mamli ishin ortak.

Mamli kishte refuzuar t’ja jepte këtë shumë Naim Tafës duke bërë kështu që në Mamurras të shënohej një përplasje me armë e tipit “Far-West”.

Gjatë kohës së akumulimit të borxheve, Naim Tafa ishte i burgosur për vjedhje në Itali, dhe 15 ditë pas lirimit ishte kthyer për t’i kërkuar Enrik Mamlit shumën që i kishte detyrim gjatë menaxhimit të grupit të prostitutave.

Gentjan Elezi ishte pjesëtar në grupin e Naim Tafës dhe ndodhej në kërkim nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri përveç vdekjes së Naim Tafës kanë mbetur të plagosur katër persona të identifikuar si: Altin Llesh Çoku; Idriz Elez Tafa; Taulant Sami Bebri(Arjan Tafa) dhe Besim Sali Xhetani, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me ngjarjen dhe se ishin thjesht kalimtarë të rastit.

Ndërkohë po në Lezhë, Policia ka vënë në pranga Endrit Vejsiun, të cilit iu gjetën brenda gomës rezervë të makinës, 4 mina me telekomandë.

Minat ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban dhe dyshohet se do shiteshin kundrejt një shumë 1500-2500 euro.

Gjithashtu Policia e lezhës ka arrestuar edhe Gentjan Tafën, të cilit iu gjet një pistoletë dhe Eris Gjoni, që iu gjendën shkopa gome të policisë dhe veshje të uniformave blu.

Artikulli paraprakPËRPLASI DISA MAKINA, ARRESTOHET I DEHUR SHEFI I POLICISË SË PATOSIT, FLAMUR VELIU
Artikulli tjetërSHKRUMBOHET MAKINA ,PANIK TEK KALIMATARET