Një 18 vjeçar shqiptar është masakruar me thika në Milano, por mediat raportojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja fatmirësisht pa pasoja për jetën ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në Milano. Ky rast është shënuar në tramin numër 15 të qytetit verior të Italisë, pranë vendit të njohur si “Porta Lodovica”. I plagosuri është një shqiptar 18 vjeç, i cili është qëlluar disa herë duke marrë plagë të shumta në bark dhe në shpinë. Policia thotë se është duke hetuar në lidhje me ngjarjen, për të identifikuar sulmuesit e tij.

Artikulli paraprakDEMARKACIONI, NULAND VITION KOSOVËN
Artikulli tjetërGRABITJA NE RINAS, TIA IA HEDH FAJIN POLICISE