Kur Shqipëria përballet me Izraelin është e pamundur të mos flitet për sigurinë, por ashtu si tifozët të cilët duhet të përballen me kontrolle të rrepta edhe policia ka një detyrë të vështirë.

Fatmirësisht në takimin e zhvilluar mbrëmë nuk pati asnjë incident, pasi edhe tifozët treguan një sjellje korrekte. Për këtë arsye Policia e Shtetit ka falënderuar të gjithë ata që ishin në “Elbasan Arena”.

Me tej policia shton se ashtu si të gjithë shqiptarët në fund kanë mbetur të kënaqur për fitoren e Kombëtares.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Qindra forca të Rendit, Qarkullimit Rrugor, të Inteligjencës dhe forcat Speciale siguruan mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares sonë të futbollit kundër ekipit të Izraelit. Të gëzuar për fitoren 😀

Faleminderit tifozerisë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe qytetarinë e treguar.

Telefono Policinë e Shtetit për çdo emergjencë në 112, 24/7!

 

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KRYESISË SË PS ZGJAT 30 MINUTA, RAMA LARGOHET NË KËMBË, ZBULOHEN POROSITË E TIJ
Artikulli tjetërPAS QEVERISË, TUR LLOGARIDHËNIE DHE KRYEBASHKIAKËT