90% e fermereve ne Qarkun e Shkodres do te perfitojne nga masa lehtesuese te publikuara se fundmi nga Ministria e Financave.

Nje fakt i tille behet i ditur nga Drejtori Rajonal i Bujqesise Shkoder Mustaf Kraja teksa ai thekson se masat lehtesuese qe nga pagesat për produktet bujqësore në treg, deri te kalimi në dogana jane frymarrje per fermeret, te cile jo ne pak raste jane penalizuar. Nderkohe drejtori Kraja apelon ndaj bashkise te siguroje sa me shume tregje te lira , duke qene se edhe pikat e grumbullimit nuk jane te mjaftueshme. Skema për fermerët është konceptuar e tillë, që të mos i ngarkojë ata me barrën administrative të lëshimit të faturave, të deklarimit, të mbajtjes dhe përdorimit të kasës fiskale. Me fjalë të tjera, ata do të kenë vetëm detyrimin të pajisen me NIPT-e dhe të shesin produktet, duke përfituar 20 për qind kompensim për TVSH-në.

Artikulli paraprakRRËFIM – VASIL BICI
Artikulli tjetërLANÇ: TURP PËR BASHKINË QË S’MIRËMBAN BUSTET E LAPIDARET