Zona e Pukës është një nga zonat me te rrezikuara nga zjarret, per shkak edhe te siperfaqes se madhe pyjore qe ndodhet ne kete zone.
Kryetari i Bashkisë Pukë, në një intervistë për mediat, është shprehur se në këtë periudhe janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të mos kete deme dhe zjarrvenie te qellimshme ne kete zone. Por nga ana tjetër, Gjonaj shprehet se fondet nuk janë të mjaftueshme. Gjate viteve te kaluara zjarret te qellimshme apo jo kane qene te shumta ne kete zone duke krijuar zjarre masive shpesh here duke demtuar edhe kuroren e pyjeve ne kete zone e cila njihet si nje nga zonat pyjore me te dendura ne qarkun e Shkodrës.