Mashtrime ‘alla shqiptare” në Itali, vjedhin traktorë dhe i fusin në kamion

Traktorë të vjedhur “fshehur” në kamion duke tentuar t’i transportojnë nga Italia drejt Shqipërisë, është kjo “shpikja” tjetër e shqiptarëve. Zyrtarët e Doganës së Barit të angazhuar për ndalimin e kontrabandimit të mallrave nëpërmjet portit së bashku me Guardia di Finanzia mbi bazë të disa dyshimeve kanë ushtruar kontroll në një kamion me mobilie të përdorura që vinte nga Piemonte drejt Shqipërisë. Dyshimet kanë lindur si pasojë e vlerës së ulët të mallit, ndaj dhe është bërë një kontroll më i thelluar në bazë të të cilit është zbuluar se në brendësi ishin fshehur dy traktorë të vjedhur disa ditë më parë në një pikë shitjeje në Bolonja dhe disa vegla të tjera pune. Policia ka arrestuar 55-vjeçarin shqiptar pronar i kamionit si dhe personin që zotëronte dokumentet false doganore.

Artikulli paraprakAKSIDENT PRANË DREJTORISË SË POLICISË
Artikulli tjetërKISHTE SHKUAR NGA SHQIPËRIA TË PUNONTE NË MAQEDONI, VDES 49-VJEÇARI