Policia ka ripërsëritur thirrjen për të pasur kujdes për qytetarët të cilëve u kanë mbërritur në postën elektronike mesazhe me emër të drejtuesve të policisë që shoqëroheshin me mandat gjykate.

Nëpërmjet njoftimit të bërë ditën e sotme, policia bën me dije se që pas njoftimit të djeshëm, është arritur parandalimi i pasojave të mëtejshme për qytetarët. Dje u theksua nga policia se mesazhe të tilla, kanë shkaktuar dëm ekonomik për qytetarët dhe bizneset të cilave u drejtohej. Ndërkohë vijon puna për identifikimin e autorëve që fshihen pas këtyre mashtrimeve kompjuterike.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprak‘SHKUNDI MERIMANGAT’, KRYEVEPRA E KRISTJAN ASLLANIT ZGJIDHET SI GOLI MË I BUKUR NGA UEFA
Artikulli tjetërPR.LIGJI PËR KANABISIN, META KUNDËR: LEGALIZIM DE FACTO I TRAFIKUT TË DROGËS DHE NARKOSHTETIT NË VEND