Mashtrimi i 2 italianëve në Tiranë 10 ditë në hotel, ikin pa paguar

 

Dy italianë kanë mashtruar pronarin e një hoteli në Tiranë. Pasi janë akomoduar për më shumë se 10 ditë në një hotel në rrugën “Xhorxhi Martini” në kryeqytet, më pas janë larguar, duke i thënë punonjësit të hotelit se do të riktheheshin përsëri. Fillimisht dy italianët G.V 57-vjeç dhe A.D 41 vjeç i kanë thënë pronarit të hotelit se do të qëndronin gjatë në Tiranë. Por më pas ata janë larguar duke thënë “do rikthehemi përsëri në darkë”, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Në këtë mënyrë dy italianët nuk e kanë bërë pagesën pranë hotelit. Policia thotë se kallëzimi është bërë nga pronari i hotelit dhe matrialet janë referuar në prokurori për veprën penalë të mashtrimit.

Artikulli paraprakSKANDALI I CEZ, ROMEO KARA KALLËZON PENALISHT SALI BERISHËN
Artikulli tjetërARRESTOHET I AKUZUARI PER VRASJE E VJEDHJE