Policia ka shoqëruar 60 persona për mashtrim me “Call Centera.”
Një procedim penal i Drejtorisë qendrore të Hetimit në Policinë e Shtetit për mashtrimet me Call Centera po pasohet nga operacioni i nisur që prej pasdites së djeshme, 23 dhjetor.
Burime nga policia bëjnë me dije se rreth 60 punonjës janë shoqëruar në polici ku po merren në pyetje, ndërkohë që priten dhe arrestime.
Procedimi është kryer për mashtrim kompjuterik dhe me pasoja të rënda, ndërsa të përfshirë dyshohet se janë edhe shtetas të huaj.
Bëhet fjalë për Call Centera që funksionojnë si bursë (forex).