Itali,zbulohet skema e mashtrimit,si i ‘braktisin’ prindërit shqiptarë fëmijët

Fëmijë shqiptarë, të shoqëruar nga të rritur futen në Itali si turistë dhe nuk largohen më nga vendi fqinj. Sipas planit paraprak ata “braktisen” nga shoqëruesit në prokurori, polici apo institucione të tjera që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Sipas autoriteteve të vendit fqinj, kjo është skema që përdorin prindërit shqiptarë në mënyrë që tu sigurojnë fëmijëve qëndrimin në Itali. Shqiptarët paguajnë trafikantë për t’i braktisur fëmijët në rrugët e Italisë, me qëllim që të merren në mbrojtje nga shërbimet sociale, që u sigurojnë ushqim dhe arsimim. Në përfundim të hetimit, Prokuroria në Forli të Italisë ka denoncuar 66 shqiptarë, mes të cilëve 41 maxhorenë dhe 25 minorenë, të cilët dyshohen si të përfshirë në trafikun e pazakontë. 41 shqiptarët akuzohen për favorizim të emigracionit klandestin, mashtrim të rëndë, dhe braktisje të të miturve, ndërsa 25 minorenët akuzohen për bashkëpunim në mashtrim. Sipas hetuesve italianë, trafikantët kishin vënë në zbatim një skemë të paligjshme, duke u favorizuar nga legjislacioni italian i emigracionit, që parashikon asistencë për të miturit e pashoqëruar. Fëmijët shqiptarë, sapo mbërrinin në Itali, trokisnin në dyert e institucioneve, duke thënë se i kishin braktisur dhe nuk kishin asnjë të afërm ku të qëndronin. Komunat ku ‘braktiseshin’ fëmijët duhet të përballonin me fondet e tyre fjetjen, ushqimin dhe edukimin e tyre, derisa të arrinin moshën madhore, kur mund të siguronin dhe leje qëndrimi në Itali.

Artikulli paraprakARRESTOHET NE BUJANOC KRYEPOLICI I MITROVICES.AKUZOHET PER TERRORIZEM
Artikulli tjetërKRIM BRENDA FAMILJES NE SHBA.BURRI VRET GRUAN,DJALIN E ME PAS VETEN