Mashtrohet e rrëmbehet këngëtari arrestohen 2 pronarë lokali

 

Një këngëtar i muzikës tallava dhe që këndonte nëpër dasma është mashtruar dhe më pas është rrëmbyer nga dy pronarët e një lokali në Tiranë. Këngëtari Ardian Kazanxhi është takuar me pronarët e një lokali në Laprakë, Elton Moriseni dhe Adrian Uka në datën 6 janar. Gjatë takimit të dy 36-vjeçarët i kanë thënë se do vinte të këndonte në një lokal në Laprakë muzikë tallava dhe këngë popullore. 30-vjeçari që banonte në Durrës ka pranuar dhe ka shkuar në lokal për të kënduar mbrëmjen e 6 janarit. Pasi ka kënduar për rreth 3 orë Ardian Kazanxhi u ka kërkuar lekët Elton Morisenit dhe Adrian Ukës. Pronarët e lokalit menjëherë sapo këngëtari i ka kërkuar lekët iu kanë kthyer duke e ofenduar dhe më pas e kanë qëlluar me shqelma dhe grushte. Për rreth 3 orë Uka dhe Moriseni e kanë mbajtur peng këngëtarin e muzikës tallava, ku shpesh e kanë kërcënuar me jetë. Më pas ata e kanë lënë të lirë. 30 vjeçari menjëherë ka shkuar në Policinë e Tiranës duke denoncuar pronarët e lokalit. Oficerët e Komisariatit nr.3 arrestuan Adrian Ukën, ndërkohë që është shpallur në kërkim Elton Moriseni. Burime nga policia bëjnë me dije se dy pronarët e lokalit duhet t’i paguanin 5 mijë lekë të reja këngëtarit.

Artikulli paraprakTROPOJË, ZJARRI U SHKATËRROI SHTËPINË, 3 FAMILJE TË PASTREHA
Artikulli tjetërISHSH – NUK ZBATUAN URDHËRIN PËR TU MBYLLUR, GJOBITEN 4 INSTITUCIONE ARSIMORE