5800 euro ka përvetësuar administratorja e një agjencie turistike në Shkodër, para të cilat i ka marrë duke mashtruar tre qytetarë. Policia e Shkodrës arrestoi 28-vjeçaren Anisa Kopliku e cila ia ka marrë këto para qytetarëve në këmbim të biletave të avionit për udhëtime jashtë vendit ne kete sezon vere.

Deri këtu gjithçka është në rregull, por më tej administratorja i ka anuluar biletat duke i përvetësuar të gjitha paratë për vete. Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Shkodrës, 28-vjeçarja adminsitratore e agjencise agjencisë “Magic Horizons”  i kishte marrë 3100 euro një qytetari dhe nga 1350 euro dy personave të tjerë.    Kanë qenë vetë qytetarët e mashtruar të cilët kallëzuan administratoren Kopliku, ndersa materialet procedurale në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të mashtrimit. 

Artikulli paraprakPARA DHE TETRAPLEGJIKËT KËRKOJNË MBËSHTETJEN E VOLTANA ADEMIT
Artikulli tjetërÇAKO INSPEKTON DOGANËN NË RINAS, THIRRJE NDAJ AZILANTËVE