Një shtetas me iniciale Sh. M., 40 vjeç, nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se përmes një agjencie mashtrimi iu merrte qytetarëve shuma të konsiderueshme parash në formën e kaparit për blerje apartamenti.
Për kapjen e tij u angazhuan seksioni për hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.