Një person i cili ofronte kontrata pune për në Austri përmes mashtrimit është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë Kol Gjokaj, 43 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në muajin Maj 2015 , në Lezhë, Gjokaj dyshohet se ka mashtruar 8 persona duke ju premtuar kontrata pune në Austri, kundrejt një pagese prej 800 eurosh për secilin. Gjykata e Shkallës se Parë Lezhë me datë 05.02.2016 , ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit” . Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak“DELTAS” I IKIN DRITAT, MIJËRA PASAGJERË TË BLLOKUAR
Artikulli tjetërSHKOLLAT VERORE NË ARSIMIN PUBLIK, NISËM NGA BASHKIA SHKODËR