Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin G.P., 54 vjeç, banues në Mirditë.Për kete shtetas rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)
Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakZBARDHET REAGIM I AVOKATËVE ANTON KOSTERI DHE EDIT GYRÇARI LIDHUR ME RASTIN E DIANA BAHÇJA
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 14 MAJIT/ BERISHA: KOALICIONI I FITIMTARËVE DO TË PËRFSHIJË TË GJITHË SPEKTRIN E DJATHTË!