Masivi i borës zë poshtë fëmijët, shpëton njëri
Një djalë amerikan vetëm 13 vjeç humbi jetën pasi e zuri poshtë një sasi e madhe dëbore në qytetin e New Yorkut. 13 vjeçari Joshua Demarest nuk arriti t’i mbijetonte qendrimit për një kohë të gjatë poshtë dëborës, ndërsa shoku i tij Tyler Day u gjet i gjallë nga policia vendase, pas qëndrimit poshtë borës katër orë Tyler Day u gjet nga policia pasi e motra e tij kishte njoftuar zhdukjen e vëllait të saj. Sipas shefit të policisë George Bell sasai e dëborës që kishtë zënë poshtë dy djemtë arrinte sasinë e 7 tonëve. “Është një mrekulli që djali tjetër arriti ti mbijetonte “ është shprehur ai.