Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marinaj të Librazhdit, ku dy persona të maskuar hynë në banesën e familjes Gega.
Në momentin e hyrjes, nusja e familjes, Jetmira Gega ndodhej e vetme duke rënë pre e dhunës së agresorëve dhe si pasojë është care me xhamat e dritares.
Më pas, Gegës iu prenë edhe flokët me gërshërë.
“Rashë për të fjetur rreth ores 8 të darkës. Nga ora 22:30 dëgjoj zhurmën e thyerjes së xhamit të kuzhinës, Gjëja e pare që bëra ishte kyçja e fëmijëve në dhomë dhe dola për të pare se çfarë kishte ndodhur. Kur hyra në kuzhinë pashë dy burra, njëri I fshehur pas sobës e tjetri në këmbë.
Tentova të dale por njëri më kapi nga doradhe më përplasi pas murit. Më pas vjen tjetri dhe më prêt flokët me gërshërë duke më thënë: “Kemi ardhur për çështje borxhi…”. Ndërsa tjetri më grici me xham në fytyrë. Rashë pa ndjenja dhe kur u zgjova kërkova ndihmë te xhaxhai I burrit”, rrëfen Gega ..
Gjendja e saj psikologjike është shumë e rënduar, ndërsa vjehrri i saj Ferit Gega, shprehet I shqetësuar për ngjarjen, ndërsa ngre dyshime për një person, me të cilin, disa vite më pare, kishte debatuar për shitjen e një mushke.
Familja Gega njihet nga banorët e zones si familje e qetë dhe pa problem.
Në lidhje me ngjarjen, Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet jane referuar ne prokurori per veprën penale “Dhunim banese”.
Grupi hetimor po vijon punën per zbardhjen e plotë te rrethanaave te ngjarjes dhe pretendimeve te shtetases J.G, thuhet në njoftimin e policisë.