Një argjendari ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Durrësit këtë të mërkurë. Dy persona të pamaskuar kanë grabitur argjendarinë Gj.Ngresi.
Ata kanë kanosur shitësen dhe kanë marë disa sende me vlerë si bizhu floriri dhe janë larguar menjëherë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën Tregtare të qytetit të Durrësit. Pas grabitjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Policia është vënë në ndjekje të grabitësve dhe ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit.