Maskat grabisin fabrikën e sheqerit, lidhin rojet dhe marrin 140 mijë lekë Një fabrikë sheqeri ka rënë pre e grabitjes me maska.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:20 në rrugën dytësore Vorë-Tiranë. Sipas policisë “3 persona të paidentifikuar, me maska dhe të dyshuar të armatosur, kanë hyrë nga muri i pasëm i fabrikës, ku kanë lidhur rojen dhe u kanë marrë celularët, më pas kanë hapur me forcë kasafortën ku kanë marrë 140.000 Lekë.” Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.