Në Shkodër në fshatin Dobraç katër persona të maskuar kanë grabitur me armë një banesë. Sipas policisë katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.
Mësohet se është grabitur banesën e shtetasit A. S. Ne njoftimi e policise thuhet
Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.