Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur në orën 05:53, në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Dyshohet se një person i maskuar dhe i armatosur ka shkuar në një karburant në pronësi të shtetasit F.S., dhe nën kërcënimim e armës së zjarrit ka marrë disa para dhe është larguar në drejtim të Novoselës.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e policisë janë organizuar dhe ndarë në grupe të posaçme dhe janë shpërndarë në terren me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakAKUZAT NDAJ AGRON XHAFAJT, SALIANJI SOT TEK KRIMET E RËNDA
Artikulli tjetërVETTING-U ‘DJEG’ GJYQTARIN E SHKODRËS, AHMET JANGULLI