Më datë 04.12.2017, rreth orës 19:15, jemi njoftuar se në fshatin Dvoran, në ambjentet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë. Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë. Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie.

Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.

Artikulli paraprakSHKËMBI BIE MBI MAKINËN,KU NDODHESHIN 4 PERSONA
Artikulli tjetërEKZEKUTOHET ME ARMË ZJARRI SHQIPTARI, TJETRI NË LUFTË ME VDEKJEN