Maskat masakrojnë me leva 54-vjeçarin
Një 54-vjeçar në Rrëshen është rrahur brutalisht nga tre persona të maskuar pasditen e sotme. Autorët po qarkullonin me një mjet tip “Audi” të bardhë kur kanë zbritur e kanë masakruar me leva 54-vjeçarin, duke e lënë ne gjendje të rëndë. Sipas burimeve nga policia, bëhet fjalë për Pal B., baba i katër fëmijëve, i divorcuar që jeton vetëm me nenën e tij 80 vjeçe. Atentatorët i kane zëne prite, teksa dilte nga banesa e tij në një pallat dhe e kanë qëlluar me shufra hekuri, duke e lënë në gjendje të rëndë. Më pas, janë larguar me shpejtësi me makinën “Audi”. Nuk dihen shkaqet dhe as identiteti i autorëve, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spital.