Në 50 vjetorin e meshtarisë të arqipeshkëvit të Shkodrës Angelo Massafra në katedralen “Shën Shtjefni” u kremtua mesha e shenjtë. Arqipeshkëvi në këtë datë të rëndësishme për të tha gjatë predikimit se Hyji e zgjodhi atë si përfaqësues për t’i folur e shërbyer besimtarëve katolik.
Massafra kujtoi fillimet e ardhjes së tij në Shqipëri të cilat ishin të vështira në një Shqipëri me shumë probleme e sapo dalë nga komunizmi 45 vjeçar.
Angelo Massafra shërben prej 27 vitesh në Shkodër si arqipeshkëv ndërsa prej 50 vitesh vijon rrugëtimin e meshtarisë. Në meshën e shenjtë në këtë jubile u lexua edhe një mesazh urimi i Atit të Shenjtë Papa Françesku në adresë të monsinjor Massafra.