Në vigjilje të festës së shenjtë të Krishlindjes arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra, kryetar i konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dha mesazhin e tij duke përmendur disa prej problemeve kryesore të shoqërisë shqiptare që nga gjakmarrja, vrasjet, droga, varfëria duke uruar që përmes besimit në Zot të gjejnë një zgjidhje.
Arqipeshkëvi Massafra tha gjithashtu se lufta në Ukrainë po lë plagë të thella dhe ata që preken më shumë janë vendet e lindjes mes të cilave edhe Shqipëria.
Arqipëshkëvi i Shkodrës Massafra në mesazhin e tij uroi që besimtarët dhe qytetarët të jenë sa më pranë njëri – tjetrit në këto festa dhe vitin e ri 2023.