Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra ia kushtoi meshën e shenjtë ditës botërore të kohës së krijimit. Një nismë kjo e Papa Françeskut për t’i bërë thirrje qeveritarëve në gjithë botën që të marrin masa për të ndaluar shkatërrimin e natyrës.
Bota është në rrezik u shpreh arqipeshkëvi Massafra ndaj kërkon që krerët botëror por edhe vetë qytetarët të ndalojnë dëmtimin e mëtejshëm të ekosistemit duke përmendur edhe mijëra hektar pyje të djegura gjatë kësaj vere.
Kisha katolike kërkon angazhimin maksimal të gjithë liderve botëror, vetë qytetarëve, organizatave dhe kujtdo tjetër për të mbrojtur natyrën dhe për të marrë vendime në dy Samitet botërore që pritet të zhvillohen për përmirësimin e ekosistemit.