Mesha e së dielës ka qënë e veçantë në katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës, pasi Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, mons. Angelo Massafra i ka dorëzuar këtij kulti fetar relikën e 38 martirëve të kishës katolike që u shpallen të lumë me 5 nëntor.
Massafra tha se kryqi prej druri u është dorëzuar të gjitha katedraleve në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve që janë zhvilluar për nder të lumturimit të martirëve. Dyert e shenjta në nder të kësaj ngjarjeje mbyllen javën e ardhshme në sheshin “Shën Pjetër” në Vatikan.