Dom Martin Bleta është prifti më i ri i kishës katolike shqiptare. 28 vjeçari u shugurua si prift gjatë meshës së shenjtë të kremtuar në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra duke uruar Dom Martin Bleta për gatishmërinë e tij për t’i shërbyer Zotit e besimtarëve tha se familjet katolike shqiptare duhet që të kenë më shumë thirrje tek fëmijët e tyre sepse në kisha ka një mangësi të misionarëve vendas.
Gjatë meshës së shenjtë Dom Martin Bleta bëri betimin e tij për rrugën e re të meshtarisë ndërsa monsinjor Massafra i dhuroi dhuratat e popullit të shenjtë.

Pasi u shugurua si meshtar, dom Martin Bleta falenderoi Zotin dhe gjithë ata që e mbështetën deri në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij.

I pranishëm në meshën e shenjtë ishte edhe arqipeshkëvi kuaditor i Shkodrës monsinjor Giovani Peragine i cili uroi meshtarin e ri dom Martin Bleta.

Dom Martin Bleta pas shugurimit si prift në katedralen “Shën Shtjefni” do të shërbejë për kishën katolike shqiptare dhe besimtarët e kishës me devotshmëri dhe thirrjen e Zotit ndaj tij.

 

Artikulli paraprakREVOLTA PËR SALIANJIN! DEPUTETËT E PD-SË VENDOSIN 4 MANEKINA PARA KUVENDIT DHE I VENDOSIN ZJARRIN
Artikulli tjetërMBI 2 ORË TENSIONE E FLAKË JASHTË KUVENDIT, MBYLLET SEANCA PAS DISA MINUTASH. LARGOHEN DEMOKRATËT DHE SOCIALISTËT